Sveçla: Kërkesa për vizitë në Luginë m’u refuzua nga Serbia pa ndonjë arsye e shpjegim - NACIONALE

Sveçla: Kërkesa për vizitë në Luginë m’u refuzua nga Serbia pa ndonjë arsye e shpjegim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se i është refuzuar një kërkesë për vizitë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka njoftuar se më 29 dhjetor ka pranuar ftesë nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

“Me datë 29 dhjetor kam pranuar ftesë nga z. Nevzad Lutfiu, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për vizitë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Sipas agjendës, ishin planifikuar takime në selitë e Këshillit në tri komuna si dhe me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi. Me kënaqësi kam pranuar ftesën dhe kam filluar përgatitjet.“ – ka thënë ai.

Kështu, ai u shpreh se përmes zyrës ndërlidhëse ka kërkuar leje për hyrje në Serbi dhe realizim të vizitës.

Por kjo u refuzua sipas tij, pa asnjë arsye apo ndonjë shpjegim.

“Mbrëmë në orët e vona, nga zyrtari ynë ndërlidhës në Beograd jam njoftuar se kërkesa jonë për vizitën e sotme në Luginë është refuzuar nga autoritetet e Serbisë pa asnjë arsye spjegim. Ky akt i Serbisë ndaj vizitës sime dëshmon qasjen destruktive dhe shtypjen e vazhdueshme të saj ndaj shqiptarëve të Luginës.” – tha ai.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme