Sveçla i VV-së “s'i tutet” Pecit, shkel publikisht ligjin për duhanin - NACIONALE

Sveçla i VV-së “s'i tutet” Pecit, shkel publikisht ligjin për duhanin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i asamblistëve të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, është parë duke e neglizhuar tërësisht angazhimin e ministrit të Kurtit i cili tash e disa muaj "është i vendosur" në zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit, që është miratuar në Kuvendin e Kosovës para 10 viteve.

Ndonëse Qeveria Kurti tashmë ka filluar një iniciativë, për të cilën po zotohen se do ta mbajnë, është pikërisht Gëzim Sveçla i VV-së ai i cili po e injoron tërësisht insistimin e Ministrit të Kurtit për respektimin e ligjit. Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ditë më parë kishte njoftuar se, si rezultat i mosrespektimit të ligjit për duhanin ka filluar gjobitja e shkelësve të këtij ligji.

“Boll ma! Askush nuk mund ta minojë rendin edhe ligjin. Zero tolerancë!” – ka shkruar Peci mes tjerash.

Por, çka thotë ligji?

Ligji për Kontrollin e Duhanit, ka hyrë në fuqi tash e 10 vjet. Qëllimi i këtij ligji, siç shkruan pikërisht aty thuhet të jetë: “mbrojtja e shëndetit publik, të gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme nga pasojat shkatërruese shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore të konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit, me këtë ligj përcaktohen masat për ndalimin, kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit, përbërësve të duhanit, parandalimin e pasojave të dëmshme nga përdorimi i produkteve të duhanit dhe mbikëqyrjen për zbatimin e ligjit”.

Neni 11, e rregullon mbrojtjen nga ekspozimi ndaj tymit të duanit.

Aty përcaktohet saktësisht se si dhe ku ndalohet pirja e duhanit.

“Ndalohet pirja e duhanit në: 1.1. hapësirë publike; 1.2. hapësirë të punës; 1.3. mjetet e transportit publik; 1.4. hapësirat e hapura të përcaktuara në paragrafin 3. të këtij neni.”- thuhet fillimisht në këtë nen.

Në fakt, aty përcaktohet ndalimi i pirjes së duhanit edhe në ndërtesa me banesa shumëkatëshe. Pra nuk lejohet pirja e duhanit në hapësirat e përbashkëta të ndërtesës.

E rëndësishme të dihet, gjithashtu: As pajisjet e tjera, që prodhojnë nikotinë apo ndonjë substancë tjetr që rrjedh nga duhani, nuk lejohen dhe i nënshtrohen po këtyre rregullave sikurse duhani.

Lajme të ngjashme