Sveçla del në foto me ambasadorin amerikan, e quan mik
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka marrë pjesë në ditëlindjen e trupave të marinës.
Sveçla ka publikuar një fotografi nga një festë së bashku me ambasadorin e SHBA-së në Kosovës, Jeff Hovernier, duke e quajtur mik.
“Me Meritën patëm kënaqësinë e veçantë që sonte, bashkë me mysafirin e nderit e mikun tonë, Ambasadorin Amerikan Jeffrey Hovenier, të festojmë ditëlindjen e trupave të marinës amerikane”, ka shkruar ai.
Tutje ministri i MPB-së është shprehur mirënjohës për ata që me trupat e tyre u angazhuan e siguruan gjithmonë vetëm paqe.
