Suspendohet drejtori i Policisë në Veri, Nenad Gjuriq - NACIONALE

Suspendohet drejtori i Policisë në Veri, Nenad Gjuriq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është suspenduar nga puna Drejtori rajonal i Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq, sepse nuk e përfilli vendimin e Qeverisë, për ndalimin e targave ilegale.

Komunikata e Policisë:

“Suspendohet drejtori rajonal i Mitrovicës Veri Prishtinë, më 03 nëntor 2022 Me datë 03.11.2022, u.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me rekomandim të IPK-së ka suspenduar nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore drejtorin rajonal të Mitrovicës Veri, për mosrealizim të autorizimeve ligjore dhe zbatim të vendimeve zyrtare.

Suspendimi i tij është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës dhe rekomandimit të IPK-së. Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime, andaj nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së.”

Gjuriq, dje në një konferencë për media, bëri të ditur se nuk do ta zbatojë vendimin e Qeverisë për qortimin e vozitësve që bartin targa ilegale në territorin e Republikës së Kosovës.

Inspektoriati Policor i Kosovës, sot gjatë ditës ka këkuar suspendimin e tij, duke shtuar se i njejti ka kryer edhe dy vepra penale: “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë”.

Edhe Kryeministri Kurti, nga Berlini bëri të ditur se komandanti Gjuriq po vepron në kundërshtim me ligjet e Kosovës, e kërkoi që ligjet të zbatohen edhe ndaj tij.

Lajme të ngjashme