Surroi komenton fjalët e Zelenskyt se Rusia po e trazon Ballkanin, e jep edhe një paralajmërim
Veton Surroi, opinionist i njohur dhe shkrimtar, ka komentuar deklaratën e djeshme të Volodymyr Zelenskyt, president i Ukrainës, në lidhje me trazimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor nga ana e Rusisë. Në fakt, kjo deklaratë e Zelenskyt, ngjalli shumë interesim në rajonin për të cilin ai foli.
Në lidhje me këtë deklaratë të bujshme, Surroi shkroi se fjalët e Zelenskyt bartin peshën e posaçme të luftimit të Rusisë. Madje, Surroi bëri edhe një paralajmërim.
Sipas gazetarit veteran, pra Surroit, “pa ndryshime përmbajtësore në politikat perëndimore”, Rusia do të vazhdojë politikën e njëjtë.
“Ballkani Perëndimor ka qenë zonë me investim të ulët e kthim të lartë për Rusinë kundër NATO-s/BE-së gjatë tërë këtij shekulli. Pa ndryshime përmbajtësore në politikat perëndimore, ajo [Rusia] do të vazhdojë që ta bëjë këtë. Fjalët e Zelenskyt qartazi e bartin peshën e posaçme të luftimit të Rusisë.” – shkroi Surroi në X.
W.Balkans have been low investment-high return area for Russia vs. NATO/EU throughout this century. And with no substantial change in Western policies, will continue to do so. Zelensky's words obviously carry the special weight of fighting Russia . https://t.co/iEvqdxjqxM
— VetonSurroi (@VSurroi) November 17, 2023