Surroi "kapet" me profesorin nga Beogradi: Komunitetet joshqiptare nuk diskriminohen në Kosovë - NACIONALE

Surroi "kapet" me profesorin nga Beogradi: Komunitetet joshqiptare nuk diskriminohen në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Veton Surroi, opinionist dhe ish-gazetar, është përfshirë në një përplasje me një profesor nga Beogradi i Serbisë, me emrin Dmitry Pozhidaev.

Në fakt, Pozhidaev i reagoi Surroi për një shkrim në “X”, ku Surroi shkruante se në Kosovë festohet për komunitetin LGBTQI+, ndërsa në Serbi mbahet takimi i “Kuvendit gjithëserb”.

Pozhidaev i shkroi Surroit se në Prishtinë komunitetet joshqiptare diskriminohen përditë.

“Disi është më e lehtë për autoritetet e Prishtinës të festojnë diversitetin seksual sesa diversitetin etnik të qytetarëve të saj. Komunitetet joshqiptare diskriminohen dhe shtypen çdo ditë. A e vlerëson Prishtina LGBTQ më shumë se komunitetet e saj etnike?” – ka shkruar ai.

Ndërsa Surroi ia ktheu atij se në Kosovë nuk diskriminohen komunitetet joshqiptare.

“Në fakt jo, komunitetet joshqiptare nuk diskriminohen dhe shtypen çdo ditë. Është shumë e papërgjegjshme të bësh një deklaratë të tillë të plotë. Ndoshta fokusimi në agresionin rus kundër Ukrainës mund të jetë më i dobishëm dhe më i besueshëm” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme