Surroi i jep shkollë Vjosa Osmanit, i tregon ku adresohen pakënaqësitë për raportimin e mediave - NACIONALE

Surroi i jep shkollë Vjosa Osmanit, i tregon ku adresohen pakënaqësitë për raportimin e mediave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Publicistja Flaka Surroi i ka dhënë pakëz shkollë presidentes kosovare, Vjosa Osmani, e cila duke e gjetur veten në piedestalin mediatik rreth një ngjarje të rëndë ku xhaxhai i bashkëshortit të tij ishte viktimë e vrasjes mbrëmë për disa arsye morale nga dorasi që zgjodhi vetëgjyqësinë.

Osmani ftoi organet e sigurisë të merren me gazetarin e Nacionales, Berat Buzhalen dhe mbarë mediumin për raportimin se ajo ishte në dijeni se xhaxhai i bashkëshortit të saj, Sadri Sadriu, dyshohet se kishte dhunuar dy motrat të mitura të dorasit para mëse 24 vitesh.

Postimi i Surroit:

Pakënaqësitë me raportimin e mediave i kanë dy adresa ku mund të shprehen: në KPM dhe në KMSHK.

E pos këtyre trupave, ekziston edhe gjykata - aty ku mund të ngrihen paditë për të kërkuar drejtësinë.

Nëse besohet se një raportim a koment mund të ta rrezikojë jetën, ekziston mundësia e kallëzimit penal.

Supozohet se të gjithë jemi të barabartë para ligjit.

Lajme të ngjashme