Surroi e kritikon Kurtin për vizitën në Maqedoni të Veriut: Gabim shmangia e protokollit, aventurë
Vizita jozyrtare dhe joformale e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, ku pritet të marrë pjesë në një ceremoni përurimi të një rruge në emrin e Adem Demaçit, ka shkaktuar shumë reagime.
Në mesin e reagimeve për këtë vizitë, është edhe ajo e zonjës Flaka Surroi, opinioniste e gazetare. Ajo e ka cilësuar si gabim shmangien e protokollit shtetëror në vizitën në Maqedoninë e Veriut.
Tutje, zonja Surroi vlerësoi se kjo vizitë i ngjan një aventure tjetër, asaj të pjesëmarrjes në zgjedhjet në Shqipëri dy vite më parë.
“Gabim shkuarja “si kryeminsitër” dhe shmangia e protokollit shtetëror të fqinjit që ndër të parët na ka njohur.
Kjo avanturë i ngjet asaj tjetrës, pjesëmarrjes në zgjedhjet në Shqipëri.
Kryeministër, tepër shumë probleme i ka Kosova që tash me u marrë edhe me problemet e të tjerëve.” – shkroi ajo.