Surroi e akuzon Thaçin se e ftoi Trumpin të bëhej "avokues për ndarjen e Kosovës" - NACIONALE

Surroi e akuzon Thaçin se e ftoi Trumpin të bëhej "avokues për ndarjen e Kosovës"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Veton Surroi, opinionist dhe shkrimtar, ka shkruar një artikull në lidhje me politikën e jashtme amerikane nën një presidencë të dytë të Donald Trumpit, ish-president amerikan dhe kandidat i Partisë Republikane për zgjedhjet e nëntorit.

Në shkrimin e tij të botuar në “Koha”, Surroi ka bërë një pretendim. Sipas Surroit, Trumpi nuk ishte avokues i ndarjes së Kosovës, një interpretim i ashpër i asaj që në mënyrë eufemiste quhej “korrigjim i kufijve”.

Në shkrimin e tij, Surroi vlerësoi se Trumpi u ftua nga Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, dhe Aleksandar Vuçiqi, president i Serbisë që të bëhej i tillë.

“Presidenti Trump nuk ishte avokuesi i ndarjes së Kosovës, ai u ftua nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë të ishte i tillë” – ka shkruar Surroi.

Përtej kësaj, Surroi ka shkruar edhe për një tjetër ngjarjeje, atë të rrëzimit të Qeverisë Kurt I.

“Donald Trump nuk u zgjua një mëngjes dhe vendosi që ta rrëzojë Qeverinë e Kosovës; një numër zyrtarësh të Kosovës shkuan tek ambasadori i tij në Berlin, Richard Grenell dhe i thanë se ishin të gatshëm ta rrëzojnë Qeverinë, në mënyrë që të arrihet marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme