Surroi ankohet se Kosovës iu bënë “presione plotësuese” për KiE: Nuk u shfrytëzua një deriçkë e vogël - NACIONALE

Surroi ankohet se Kosovës iu bënë “presione plotësuese” për KiE: Nuk u shfrytëzua një deriçkë e vogël

1 vit më parë

nga NACIONALE

Veton Surroi, opinionist dhe konsulent i jashtëm i Qeverisë Kurti për dialogun, ka folur në lidhje me procesin e integrimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Duke folur në KTV, Surroi tha se Kosovës i janë bërë presione plotësuese.

“Çështja e pjesëmarrjes në organizata ndërkombëtare, unë mendoj që Këshilli i Evropës ka qenë rast i mirë. Padrejtësisht janë shpikur presione plotësuese Kosovës. Ka pasur një deriçkë të vogël nëpër të cilën kemi mundur të kalojmë, kjo nuk është shfrytëzuar për fat të keq. Jemi ku jemi” – tha Surroi.

Ajo deriçka e vogël është dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese?” – ishte pyetja e moderatorës së emisionit.

“Dërgimi jo si një dokument juridik i qeverisë, por dërgimi konsultativ si një dokument i cili i nënshtrohet informimit të ndërsjellë në mes institucioneve drejtuese të Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese” – tha Surroi.

Lajme të ngjashme