Supremja shpall të pavlefshme një rregullore të KPK-së me të cilën u dëmtua prokurori Shqipdon Fazliu
Avokati Kujtim Kërveshi ka njoftuar se Gjykata Supreme ka shfuqizuar rregullorën e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe e ka shpallur të pavlefshme. Në këtë rast sipas tij, “në mënyrë të kunderligjshme ka kufizuar mandatin e Koordinatorit Kombetar për Luftimin e Krimit Ekonomik dhe madje e ka futur z. Fazliu edhe në “garë” pa pjesëmarrjen e tij për pozitën të cilën z Fazliu e kishte ligjerisht. Pra, u kurizua ndër të tjera një e drejtë e siguruar ligjerisht! Pas shplljes së Rregullores në fjalë, z Fazliu e humbi pozitën në fjalë dhe u caktua një prokuror tjetër, nisi beteja ligjore dhe epilogun këtij akti te kunderligjshem ja dha Gjykata Supreme.”.
E plotë:
Për gjitha palët e interesuara,
Sot kemi pranuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme me të cilin padia e Prokurorit Shqipdon Fazliu është aprovuar në tërësi. Z Fazliu për këtë betejë të madhe i dha besimin në përfaqësim shoqërisë sonë të avokatisë, Kërveshi & Partners Laë Firm
Rregullorja e Këshillit Prokurorial të Kosovës me numer 04/2025 është shpallur e paligjshme dhe shfuqizohet!
Një përmbledhje e shkurtër:
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nxjerrë Rregulloren në fjalë me të cilën në mënyrë të kunderligjshme ka kufizuar mandatin e Koordinatorit Kombetar për Luftimin e Krimit Ekonomik dhe madje e ka futur z. Fazliu edhe në “garë” pa pjesëmarrjen e tij për pozitën të cilën z Fazliu e kishte ligjerisht. Pra, u kurizua ndër të tjera një e drejtë e siguruar ligjerisht! Pas shplljes së Rregullores në fjalë, z Fazliu e humbi pozitën në fjalë dhe u caktua një prokuror tjetër, nisi beteja ligjore dhe epilogun këtij akti te kunderligjshem ja dha Gjykata Supreme.
Me aktgjykimin e Gjykatës Supreme i hiqet dushku kësaj teme!
Është e frikshme që disa institucione me kaq lehtësi shkelin parimet bazë të drejtësisë dhe sigurisë juridike. Është fat që gjykatat tona në shumicën e rasteve vendosin drejtë dhe deri sa kemi një standard të tillë, jemi ne faqen e bardhë të shtet-ndertimit!
