SunnyHill, Komuna me njoftim të ri për orarin e autobusëve urban
Komuna e Prishtinës ka dalur me një njoftim të ri për orarin e transportit me autobusë urban për festivalin SunnyHill që fillon sonte.
“Tani nisja bëhet nga ora 14:00 te parkingu i Pallatit të Rinisë, dhe transport do të ketë deri në orën 05:00 të mëngjesit”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Njoftimi i plotë:
🔄 Përditësim i Vendimit Nr. 14-020/05-94324 dt. 19.07.2024
📢 Të dashur qytetarë, ju njoftojmë se me anë të plotësimit të vendimit paraprak kemi ndryshuar orarin e nisjes së pjesëmarrësve në festivalin SunnyHill. 🌞
🚌 Tani nisja bëhet nga ora 14:00 te parkingu i Pallatit të Rinisë, dhe transport do të ketë deri në orën 05:00 të mëngjesit. 🎉
Pra, të gjithë ju që doni të shkoni në këtë festival, do të mund të udhëtoni falas me autobusë të Trafiku Urban Prishtinë nga data 25 deri më 28 korrik. 🚍💨