Sulstarova i VV-së: Gjysma e deputetëve të opozitës s’do kenë vend në Kuvend mandatin e ardhshëm
Enis Sulstarova, aktivist i LVV-së, të cilin Albin Kurti e quajti profesor dhe mik të tij, ka shkruar një status, në të cilin komenton deklaratat e opozitës rreth dorëheqjes së Kurtit nga posti i kryeministrit.
Ai ka shkruar se opozita mesiguri e ka me shaka kërkesën për dorëzimin e mandatit nga ana e Kurtit. Madje ai ka bërë edhe një prognozë, duke thënë se opozita e di që në mandatin e ardhshëm, gjysma e deputetëve të saj s’do kenë vend në Kuvend në mandatin e ardhshëm.