Sulmoi zyrtarët policorë në Klinë, arrestohet një person
Një person është arrestuar në Klinë mbrëmjen e së shtunës, pasi sulmoi dhe ofendoi fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes së tyre në një rast.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ndodhi rreth orës 20:40, ku për pasojë një nga zyrtarët policorë pësoi lëndime të lehta trupore.
“Klinë 28.06.2025 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht dhe ofenduar zyrtarët policorë. Një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.