Sulmohet sërish gazetarët në veri: Dëmtohen vetura e RTV Dukagjini në Zveçan
Gazetarët në veri vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga grupet kriminale që po protestojnë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.
Ekipit të RTV Dukagjini është sulmuar edhe sot gjatë raportimit në Zveçan.
Sipas këtij mediumi, nga ky sulm u është dëmtuar një veturë.
Për këtë sulm ka reaguar edhe Asociacionin i Gazetarëve të Kosovës.
“Ekipit të RTV Dukagjini gjatë raportimit në Zveçan i është dëmtuar vetura. Fatmirësisht raportohet se nuk ka të lënduar, në ndërkohë që kjo është vetura e dytë e këtij mediumi që është vandalizuar nga protestuesit lokalë. Në vazhdën e ngjarjeve në komunat veriore të Kosovës, ky është sulmi i 16 në drejtim të mediave brenda dy ditësh. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë kërkon posaçërisht nga prezenca ndërkombëtare që të krijojë ambient më të sigurt për gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe shoferët, që janë në krye të detyrës, e po raportojnë nga veriu i vendit”, është thënë në reagimin e AGK-së.