Sulmohet seksualisht një shtetase e Moldavisë në Han të Elezit
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e Moldavisë është sulmuar seksualisht nga një kosovar në Han të Elezit.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar.
Raporti i plotë i PK-së:
Raporti i plotë:
SULM SEKSUAL | Hani i Elezit Viti 2021-2022 Më 03.08.2022 ankuesja femër shtetase e Moldavisë ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht viktimën femër shtetase e Moldavisë. Lidhur me rastin njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.