Sulmohet seksualisht alpinistja Mrika Nikçi, publikon pamjet nga rasti i tmerrshëm - NACIONALE

Sulmohet seksualisht alpinistja Mrika Nikçi, publikon pamjet nga rasti i tmerrshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Alpinistja Mrika Nikçi ka bërë të ditur se ka qenë viktimë e sulmit seksual nga një person me inicialet F.B, për të cilin thotë se është anëtar i një familje të njohur nga qyteti i Pejës.

Nikçi ka publikuar pamjet nga sulmi, duke thënë se është në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohet në tërësi.

“Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë në Facebook i Nikçit:

Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht !

Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës.

Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt.

Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji.

Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time.

Lajme të ngjashme