Një kamion sulmon disa herë Policinë e Kosovës në veri, u përpoq të shmangte ndalimin - NACIONALE

Një kamion sulmon disa herë Policinë e Kosovës në veri, u përpoq të shmangte ndalimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës është sulmuar disa herë nga një kamion gjatë një aksioni ku po tentonin ta ndalnin një kamion i cili dyshohje për kontrabandim mallrash.

Zyrtarët policorë janë penguar nga dy automjete civile në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, ku kamioni i dyshuar me një shpejtësi të madhe ka ardhur në drejtim të veturave dhe zyrtarëve policorë, me qëllim goditjen e tyre.

Sipas policisë së Kosovës kamioni ka goditur dy herë një veturë zyrtare policore ku si pasojë janë lënduar pesë zyrtarë policorë dhe është dëmtuar automjeti i policisë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësia e hetimeve regjionale të policisë kufitare, njësia e anti

terrorizmit, njësia e forenzikës si dhe Dogana e Kosovës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori

kujdestar dhe sipas urdhrit të tij, personi i dyshuar A.D, është dërguar në mbajtje dhe iniciohen rastet

për ‘Kalim i Kufirit Ilegal’, ‘Kontrabandim Me Mallra’, dhe ‘Sulm ndaj Personit Zyrtar’. Personi i dyshuar

U. R, (2002), vozitës i veturës lirohet në procedurë të rregullt ndërsa malli i kontrabanduar i dorëzohet

Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme” thuhet në njoftimin e PK-së.

Lajme të ngjashme