Sulmohet një infermier në QKUK, reagon Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka bërë të ditur se një infermier në Klinikën e Onkologjisë është sulmuar derisa ishte në vendin e punës.
Kjo sindikatë, përmes një reagimi të publikuar në Facebook, ka dënuar ashpër sulmin ndaj infermierit, për të cilin thanë se po kryente detyrën zyrtare në shërbim të pacientëve.
“Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme, ndërsa tolerimi i tyre krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit infermieror”, thuhet tutje në komunikatë.
Në fund, i është bërë thirrje QKUK-së që të rrisë kapacitetet dhe masat e sigurisë fizike për punëtorët në vendin e punës, ndërsa organet të zbardhin rastin.
Reagimi i plotë:
REAGIM NDAJ SULMIT FIZIK NDAJ INFERMIERIT
Prishtinë, 10/10/2022
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së dënon ashpër sulmin fizik ndaj infermierit në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, i cili ishte në vendin e tij punës dhe po kryente detyrën zyrtare, në shërbim të pacientëve.
Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme, ndërsa tolerimi i tyre krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit infermieror.
Ftojmë QKUK të rrisë kapacietet dhe masat e sigurisë fizike për punëtorët shëndetësor në vendet e tyre të punës, ndërsa organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryesit e kësaj veprave frikacake dhe të turpshme të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përseriten më.
REAGIM NDAJ SULMIT FIZIK NDAJ INFERMIERIT Prishtinë, 10/10/2022 Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së dënon...
Posted by Sindikata e Punëtorëve Shëndetsorë të QKUK-së on Monday, October 10, 2022