Sulmohet fizikisht një punëtor i kompanisë “Pastrimi” në Bardhosh - NACIONALE

Sulmohet fizikisht një punëtor i kompanisë “Pastrimi” në Bardhosh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kompania “Pastrimi” ka njoftuar se një punëtor i kësaj kompanie është sulmuar fizikisht në lagjen Bardhosh të Prishtinës.

Sipas njoftimit të kompanisë, sulmi fizik ka ndodhur gjatë largimit të mbeturinave në këtë lagje.

Rasti është njoftuar në Policinë e Kosovës, teksa kompania “Pastrimi” ka dënuar sulmin ndaj punëtorëit.

Kompania “Pastrimi”, dënon rëndë sulmin ndaj punëtorit dhe po ashtu njofton se përveq sulmit të sotëm, punëtorët e terenit shpesh herë injorohen dhe ofendohen padrejtësisht nga një pjesë e shoqërisë sonë.” – thuhet në reagimin e kompanisë.

Reagimi i plotë:

Kompania “Pastrimi”, Sh.A Njësia Operuese Prishtinë, njofton banorët e lagjes Bardhosh se shërbimi i largimit të mbeturinave tek një pjesë e kësaj lagjeje e përcaktuar për ditën e sotme nuk është kryer si pasojë e një sulmi fizik ndaj punëtorit të kompanisë sonë.

Sulmi ndaj punëtorit ka ndodhur gjatë largimit të mbeturinave në këtë lagje nga një person i pa përgjegjshëm.

Sulmi është lajmeruar në Policinë e Kosovës dhe ndaj të njëjtit person është hapur rast.

Kompania “Pastrimi”, dënon rëndë sulmin ndaj punëtorit dhe po ashtu njofton se përveq sulmit të sotëm, punëtorët e terenit shpesh herë injorohen dhe ofendohen padrejtësisht nga një pjesë e shoqërisë sonë.

Bëjmë thirrje qytetarëve të respektojnë dhe përkrahin secilin punonjës të kompanisë dhe punën e tyre të pa lodhshme që bëjne pa ndërprerë.

Lajme të ngjashme