Sulmohen dy persona për pronë në Viti, përdoret edhe arma AK-47
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se dy persona kanë sulmuar fizikisht dy persona tjerë, dhe kanë shtënë me armë zjarri në ajër.
Sipas policisë konfikti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në lidhje me pronën, ndërsa dy të dyshuarit janë duke u kërkuar.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47.” thuhet në njoftim.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. Habib Sejdiu,Viti 04.07.2024-18:20. Dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje pronësore, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, e me pas edhe njeri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit janë në kërkim policor.