Sulmi seksual në Prishtinë, 30 ditë paraburgim për dy të dyshuar
Dy persona të dyshuar për sulm seksual në Prishtinë, do të qëndrojnë në 30 ditë paraburgim.
Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
KOMUNIKATA:
Prishtinë, 01 shtator 2022 - Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.G për shkak të veprës penale Sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 1 lidhur me paragrafi 3.7 të KPRK-së dhe të pandehurit B.G për shkak të veprës penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Sulmi seksual nga neni 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.G dhe B.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtve ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pë secilin veç e veç.
Gjyqtarja e procedurës paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale, ndikimi në të dëmtuarën dhe në dëshmitarët dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale, në veçanti pesha e rëndë e veprave penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e kësaj mase kundër të pandehurve.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.