Sulmi në Zubin Potok, Kajtazi për konferencën e Kurtit: Më shumë armiq ka parë brenda nesh se se Vuçiqin
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, i cili u realizua në orët e vona të së premtes së kaluar në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Gjatë diskutimit në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Kajtazi u ndal ndër të tjera edhe në konferencën e jashtëzakonshme që kryeministri Albin Kurti mbajti menjëherë pas ngjarjes.
Kajtazi theksoi se, në këtë konferencë, Kurti më shumë e konsideroi armik median sesa presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
“Dhe kjo bëhet me një qëllim. Po flas për konferencën e asaj nate. Më shumë armiq ai ka parë brenda nesh sesa që e ka parë Vuçiqin. Dhe kjo lufta që ky iu ka shpallur mediave, ky do me pas sepse nuk ka me kë të ballafaqohet”, tha Kajtazi.