Sulmi në Banjskë, Qalaj: Policia e rendit për katër orë e gjysmë është përballur me terroristët
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka bërë me dije se të gjithë policët e Kosovë janë profesional.
Në seancën e sotme, ku po diskutohet për Policinë e Kosovës, Qalaj ka treguar se ditën e sulmit terrorist në Basnjskë, më 24 shtator, për katër orë e gjysmë me terroristet janë përballur policia e rendit.
“Kur po flasim për policinë, po flasim vetëm për njësinë speciale. Më 24 shtator në Banjskë katër orë e gjysmë janë përballur me terroristët serbë policët e rendit dhe policët e njësisë reagimi i shpejt kufitar. Katër orë e gjysmë. Pra, të gjithë policët e Kosovës janë të njëjtë në përkushtim, në vetëmohim, në sakrificë, në profesionalizëm e kështu më radhë”, ka thënë Qalaj.