“Sulmi në Banjskë ia ka shkundur Vuçiqin autoritetin, Perëndimi s’sheh më stabilitet tek ai”: Ish-diplomati serb flet për zhvillimet e fundit
Sulmi paramilitar dhe terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, “ia minoi dhe shkundi autoritetin Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, te fuqitë perëndimore”, ka thënë ish-diplomati serb, Milan Protiq, i cili vlerëson se pas Banjskës “Perëndimi nuk nuk sheh më stabilitet te Vuçiqi”.
Protiq tha se Vuçiqi ka mundur të jetë i dobishëm si “autokrat stabil” por se si “autokrat jo stabil ai as s’është bindës dhe as model i rehatshëm për Perëndimin”, siç e citoi Nova.
Ish-diplomati thotë se në atë që Vuçiq gëzonte “kontroll absolut” tashmë e ka humbur.
“Është e vështirë për mua të besoj se ai ishte drejtpërsëdrejti i përfshirë në ngjarjen”, thotë Protiq, por shton se “Vuçiq mund të ketë qenë në dijeni për këtë”.
“Në cilindo rast, reputacioni i tij, në thojza, se është burim stabiliteti në Ballkan, tashmë është vënë në pikëpyetje”, tha ai, ndërsa tha se sulmi në Banjskë e ka “dëmtuar tejmase” Serbinë.