Sulmi ndaj Vullnet Krasniqit, Xharra: Ekstremizmi fetar në Kosovë del në pah vetëm kur gazetarët kanë guxim me folë
Gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar pas sulmit të ekipit të gazetës Nacionale.
Xharra e ka lidhur sulmin ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit të Nacionales me radikalët islamistë.
Tutje, ajo ka thënë se eshtë bërë një përpjekje që të fshehet ekstremizmi fetar në Kosovë.
“Per me shume se dy dekada eshte bere perpjekje me fsheh faktin qe ne Kosove i eshte hape dere radikaleve Islamist, dhe se Kosova edhe pse me kushtetute sekulare numri i perkrahesve te ideologjise ekstremiste nuk eshte i vogel. Ekstremizmi fetar ne Kosove del ne pah vetem kur gazetaret kane guxim me fole, perndryshe eshte nje tendece me e fsheh realitetin e shtrirjes se kesaj ideologjie neper Institucione shteterore; UP, Komuna, Shkolla, Spitale, Kopshte te femijeve etj. ”Ju gazetaret po e beni te madhe se seshte problem ekstremizmi fetar”, “ju jeni islamofobe”, jane komentete e shumta qe kemi marre sa here kemi shkru per kete fenomen. A ka a ska ekstremizem dihet ne momentin kur ke guxim me u marr me ta edhe ballafaqohesh me rrezik edhe sulm potencial prej tyne. Fajet per kete gjendje ne Kosove e kane te gjithe lideret e partive kushdo qe ka qene ne pushtet, edhe keta qe kane ardh pas dy dekadave ne opozite”. Ka shkruar ajo.
Ajo ka kritikuar edhe partitë politike dhe politikanët që kanë heshtur në denoncimin e islamizmit radikal.
“Ramush Haradinaj ka pase dale me nje deklarate kuder tyre edhe e pesoi me vota, me nuk eshte marre me ate pune. Te gjithe kreret e partive politike kane kerku ndihme dhe vota prej imameve qe kane pase dore ne shtririjen e ketij fenomeni. Nuk ka pase guxim asnjeri me dale me fole kunder radikalisteve e as me i luftu, se kane pase frike qe humbin vota. Prej pas luftes kushdo qe ka ardhe ne pushtet i kane hap dyert organizatave te dyshimta qe kane shperla trurin femijeve kane ndertu xhami (Kosova as 2 milion banore i ka 1000 xhami) e tash keta femije jane rrite, se kane kalu 20 vjet. Sulmi ndaj Vullnetit eshte nje tregues i realitetit ne Kosove. Me duhet me permend qe edhe disa hoxhallare liberal jane ballafaqu me sulme e kercenime nga kjo kategori e rrezikshme e shoqerise sone. Sa here dyshoni nese ka apo nuk ka ekstremizem fetar, folni e shkruani edhe e beni matjen e ketij fenomeni”, ka shkruar ai tutje.
