Sulmi ndaj policëve dje, të dyshuar dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë
Policia e Kosovës ka dërguar raportin 24-orësh, ku ka njoftuar edhe për sulmin e dyshuar të disa personave dje ndaj dy zyrtarëve policorë në Merdare të Podujevës.
Në raport, Policia e Kosovës njofton se për këtë janë të dyshuar dy shtetas kosovarë dhe një i Shqipërisë.
Tutje, aty tregohet edhe se si erdhi deri te rast, gjithnjë sipas versionit të policisë.
“Podujevë / 04.01.2024 – 10:20. Njësitet policore kanë ndaluar dy vetura të cilat kishin tejkaluar kolonën derisa prisnin për të kaluar kufirin. Pas intervenimit të policisë, për parandalim të tejkalimit dhe kërkesës për kthim në kolonë, tre persona të dyshuar nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë. Lidhur me rastin situata është vënë nën kontrollë, dhe personat e dyshuar dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë janë shoqëruar në stacionin policor. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.” – shkruhet në raport.