Sulmi ndaj gazetarëve në veri, shtyhet seanca ndaj Sllavko Simiqit të "Srpska"-s - NACIONALE

Sulmi ndaj gazetarëve në veri, shtyhet seanca ndaj Sllavko Simiqit të "Srpska"-s

1 vit më parë

nga NACIONALE

Seanca fillestare për çështjen penale të deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe Urosh Vuksanoviq është shtyer në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Të dy janë të akuzuar për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq gjatë qershorit 2023.

Gjykata vendosi që procedurat të vazhdojnë më 9 tetor në orën 13:30.

Mbrojtësit ligjorë të të akuzuarve thanë se njëri nga klientët e tyre nuk kishte marrë dokumentet e dërguara nga prokuroria, ndërsa tjetri i kishte pranuar vetëm një pjesë të tyre.

Prokurorja përgjegjëse e çështjes, Ajtene Zoti, tha se mbrojtësit ligjorë ishin kontaktuar në mënyra të ndryshme telefonike për të tërhequr materialet e dosjes, por ata nuk ishin paraqitur për t'i marrë.

Pas vendimit për shtyrjen e seancës, Simiq u shpreh para mediave duke mohuar akuzat dhe pretendoi se "misioni im jetësor është të promovoj paqen, bashkëjetesën, dialogun dhe zgjidhjen e të gjitha problemeve përmes institucioneve, dhe kurrsesi e kundërta".

"Principet e mia themelore, kodi im politik, bazohet në atë se gazetari është ishenjtë dhe askush nuk duhet ta prekë gazetarin, dhe kështu kam vepruar ndaj gazetarëve, si në veri, ashtu edhe në jug", deklaroi ai.

Lajme të ngjashme