Sulmi me breshëri plumbash në shtëpinë e Liridon Osmanit, Policia e Kosovës gjen motoçikletën e të dyshuarit - NACIONALE

Sulmi me breshëri plumbash në shtëpinë e Liridon Osmanit, Policia e Kosovës gjen motoçikletën e të dyshuarit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka hapur rast të “Shkaktimit të Rrezikut të Përgjithshëm” pas sulmin me breshëri kallashnikovi në shtëpinë e Liridon Osmanit mbrëmë në Vushtrri, ky i fundit i rrahur rëndë para disa javësh nga persona të maskuar.

Gazetari i Nacionales, Oqean Dermaku, raportoi dhe publikoi pamje të momentit kur një person me motoçikletë katër-rrotëshe shtien një breshëri plumbash drejt shtëpisë së Osmanit.

Policia njofton se motoçikletn e kanë gjetur dhe sekuestruar ndërsa i dyshuari është ende në kërkim.

Postimi i plotë.

Shkaktim i rrezikut të pergjitheshem

Vushtrri 21 qershor 2025

Rreth orës 22:55, të datës 21 qershor 2025, ankuesi m/k/ Sh/ ka raportuar se në rrugën " Vëllezërit Gëŕvalla" ne Vushtrri, një person i dyshuar i panjohur, që drejtonte një motoçiklete me katër rrota, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij dhe është larguar në drejtim të panjohur. Përveq dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja dhe plumba të pa shkrepur.

Në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë njësitet përkatëse policore si dhe Prokurori i rastit.

Nën udhëheqjen e Prokurorit të rastit janë ndërmarrë veprime operative e hetimore, me ç'rast janë kryer edhe bastisje në dy lokacione.

Si rezultat i veprimeve të ndërmarra hetimore hetuesit policor kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë motoçikletën (motorin) të cilin dyshohet se i dyshuari e kishte përdorur në veprën penale.

Hetuesit e Sektorit Rajonal te Hetimeve po vijojnë hetimet në kërkim të personit të dyshuar.

Lajme të ngjashme