Sulmet ruse, ukrainasit strehohen në stacionet e metrosë (foto)
Pas sulmeve me raketa të së hënës, janë publikuar fotografi nga kryeqyteti ukrainas, ku njerëzit strehohen nën tokë.
Nuk dihet ende nëse gjatë ditës së sotme Kievi është goditur nga ndonjë raketë, megjithatë në vend janë dëgjuar sirenat që nga mëngjesi.
Më poshtë, ju sjellim disa fotografi nga banorët të cilët janë strehuar nëpër stacione të metrove, në mënyrë që të mbrohen nga sulmet ruse.

