Sulmet me raketa lënë 10 milionë ukrainas pa rrymë - NACIONALE

Sulmet me raketa lënë 10 milionë ukrainas pa rrymë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulme të reja ruse goditën qytete në mbarë Ukrainën të enjten, duke e dëmtuar infrastrukturën e energjisë dhe duke lënë miliona njerëz në errësirë, kur dimri po afrohet dhe temperaturat po ulen.

Agjencia AFP raporton se sulmet e vazhdueshme e kanë penguar furnizimin me rrymë dhe me ujë në mbarë vendin, por Kremlini e fajësoi refuzimin e Ukrainës për bisedime për vuajtjet e civilëve.

Gazetarët e agjencisë franceze të lajmeve, AFP, që ndodhen në disa qytete ukrainase, thanë se sulmet më të reja ndodhën në kohën kur në Ukrainë ra bora e parë e vjeshtës. Zyrtarët në Kiev paralajmëruan për ditë të vështira.

“Tash për tash, më shumë se dhjetë milionë ukrainas janë pa energji elektrike”- tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke shtuar se më së shumti janë të prekura rajonet Odesa, Vinnytsia, Sumy dhe Kiev.

Sulmet ndaj rrjetit elektrik të Ukrainës vijnë pas disa humbjeve dhe tërheqjeve të forcave ruse – e fundit tërheqja nga Khersoni.

Lajme të ngjashme