Sulmet e Kurtit ndaj Prokurorisë, Shala: Budallallëk dhe të rrezikshme
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala, i cilësoi sulmet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti ndaj Prokurorisë qëndrime me pasoja të mundshme për perceptimin e institucioneve të drejtësisë.
“Është budallallëk dhe i rrezikshëm", tha Shala për deklaratën e Kurtit se
Sepse sistemi i drejtësisë quhet, është një pushtet i veçantë që nuk ka lidhje as me ekzekutivin dhe as me legjislativin, nuk ka lidhje as me ju si media që keni një lloj pushteti publik, jo formal.
Nuk ka asnjë rëndësi se çka mendojnë krerët e shtetit se kush do të jetë kryeprokuror i shtetit apo cili do të jetë kryeprokuror i Prokurorisë Speciale? Mund të kenë një mendim, por s’ka kurrëfar peshe sepse atë e zgjedh dikush tjetër”, deklaroi Shala në Klan Kosova.