Sulme me raketa në Dnipro, tre të vrarë e 15 të plagosur - NACIONALE

Sulme me raketa në Dnipro, tre të vrarë e 15 të plagosur

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sipas kreut të administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko qyteti juglindor i Ukrainës Dnipro është sulmuar me raketa, nga ku kanë mbetur të vrarë të paktën tre persona dhe kanë plagosur 15 të tjerë.

“Ne jemi goditur përgjatë Dnipro-s. Raketat kanë goditur ndërmarrjen industriale dhe rrugën e ngarkuar pranë saj," tha Reznichenko të premten në mbrëmje, duke shtuar se shkalla e shkatërrimit është ende duke u vlerësuar.

Ndërkohë, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Dnipro-s, Mykhailo Lysenko ka paralajmëruar ndërprerje të ujit për shkak të këtij sulmi.

Sulmi në Dnipro vjen pas sulmit të djeshëm me raketa në Vinnytsia nga i cili mbetën të vrarë 23 persona, mes tyre edhe tre fëmijë.

Lajme të ngjashme