Sulm në një ndërtesë në Nju-Jork, katër të vrarë – përfshirë një polic - NACIONALE

Sulm në një ndërtesë në Nju-Jork, katër të vrarë – përfshirë një polic

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një polic është në mesin e katër të vrarëve gjatë të shtënave brenda një ndërtese shumëkatëshe në Manhattan të Nju-Jorkut.

Policia tha se një person i armatosur hyri në një ndërtesë zyrash të hënën në mbrëmje me një pushkë të tipit MR para se të shkrepte breshëri plumbash në katin përdhesë dhe në katin sipër. Më pas ai bëri vetëvrasje, raporton televizioni BBC.

Të shtënat nxitën panik te këmbësorët, të cilët vrapuan për sigurinë e tyre, përderisa policia paralajmëroi për një të armatosur aktiv rreth orës 18 e 30 sipas kohës lokale.

Policia thotë se i dyshuari, Shane Devon Tamura, 27 vjeç, kishte udhëtuar nga Las Vegasi, ndërsa motivi i tij mbetet i paqartë.

Në mesin e të vrarëve ishte polici nga Nju-Jorku, Dadarul Islam, i cili ishte përgjegjës për sigurinë e ndërtesës në kohën e sulmit. Tri viktimat e tjera nuk janë identifikuar ende.

Komisionarja e Policisë së Qytetit të Nju-Jorkut, Jessica Tisch, tha se i dyshuari hyri në ndërtesën që ndodhet në rrugën “345 Park Avenue”, ku i kanë zyrtar disa biznese, dhe menjëherë hapi zjarr.

Ai e qëlloi për vdekje policin me mbiemrin Islam në katin përdhese, pasta vuri në shënjestër një grua që po mundohej të fshihej prapa një shtylle. Sulmuesi e vazhdoi veprimin e tij në holl duke shkrepur shumë plumba e duke goditur disa njerëz, përfshirë një rojë që po fshihej prapa një tavoline dhe një burrë tjetër afër tij.

Përderisa po e priste ashensorin, një grua doli, por sulmuesi e kurseu atë dhe e la të kalonte, tha zonja Tisch.

Sulmuesi ia doli të shkonte deri në katin e 33-të dhe hapi zjarr përsëri, duke vrarë një person para se të ecte një korridori dhe ta qëllonte veten në gjoks, shtoi komisionarja e policisë në një konferencë për gazetarë.

Autoritetet nuk janë të sigurta për motivin e sulmit, edhe pse zonja Tisch theksoi se sulmuesi kishte pasur “histori të dokumentuar rreth shëndetit mendor”./Nacionale

Lajme të ngjashme