Sulm me thikë në një spital në Kinë, dy të vrarë e 21 të lënduar - NACIONALE

Sulm me thikë në një spital në Kinë, dy të vrarë e 21 të lënduar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën dy persona u vranë dhe 21 të tjerë u plagosën të martën nga një sulm me thikë në një spital në provincën jugperëndimore të Kinës, Yunnan, raportuan mediat shtetërore, duke cituar burime zyrtare.

Sulmi, i përshkruar nga agjencia shtetërore e lajmeve, “Xinhua”, si “incident i dhunshëm”, ndodhi në një spital lokal në distriktin Zhenxiong, sipas kësaj agjencie, e cila shtoi se autoritetet po grumbullonin më shumë të dhëna, raporton televizioni CNN.

“Disa video nga vendi i ngjarjes gjithashtu shfaqin një të dyshuar duke u kapur nga policia në një qendër të mirëqenies” – raportoi televizioni “Guizhou”.

Zyrtarët nuk kanë konfirmuar ende nëse i dyshuari i arrestuar është sulmuesi.

Kina, ku mbajtja e armëve të zjarrit është e ndaluar me ligj, është ballafaquar me një varg sulmesh me therje në vende publike viteve të fundit.

Vitin e kaluar, gjashtë persona u vranë dhe një u lëndua nga një sulm me thikë afër një çerdheje për fëmijë në Guangdong, në jug të Kinës.

Lajme të ngjashme