Sulm me armë në një shkollë në Bosnjë, tre të vrarë e një i plagosur - NACIONALE

Sulm me armë në një shkollë në Bosnjë, tre të vrarë e një i plagosur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre punëtorë të një shkolle të mesme në qytezën perëndimore boshnjake, Sanski Most, u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë, kur një burrë gjithashtu i punësuar në shkollë hapi zjarr të mërkurën, raportuan mediat lokale, duke e cituar policinë rajonale.

Policia dhe shërbimet emergjente kanë shkuar në vendin e ngjarjes, raporton agjencia “Reuters”.

Gazeta boshnjake “Oslobodenje” raportoi se vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetri ia ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Adnan Beganoviq.

“Tash për tash, mund të konfirmoj se armët e zjarrit u përdorën në gjimnaz dhe se tre persona u vranë dhe një u plagos seriozisht. Të gjitha hollësitë e tjera do të bëhen të njohura pas hetimit” – tha ai.

Sipas të dhënave jozyrtare, dyshohet se autori i sulmit është një punëtor ndihmës në gjimnaz, i cili hyri në një takim të profesorëve dhe hapi zjarr në drejtim të tyre.

Lajme të ngjashme