“Sulm masiv në Ukrainë”: Zelensky thotë se Rusia ka lëshuar 36 raketa brenda natës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ka lëshuar 36 raketa në një "sulm masiv" në Ukrainë.
Përmes një postimi në Telegram, presidenti ukrainas ka bërë të ditur se shumica e raketave të lëshuara gjatë natës janë rrëzuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit.
Kujtojmë se në sulmet e fundit, Rusia ka synuar infrastrukturën kritike, si stacionet e energjisë dhe sistemet e furnizimit me ujë.
Në mesazhin e tij, Zelensky po ashtu ka shprehur mirënjohje për punëtorët dhe shërbimet që janë duke punuar në restaurimin e infrakstrukturës, duke i quajtuar ata, heronjë.
