“Sulm i neveritshëm”: Iraku reagon pas sulmit të forcave amerikane
Forcat e koalicionit ndërkombëtar në Irak kryen një “sulm të neveritshëm” duke vënë në shënjestër objekte të sigurisë, tha në një deklaratë të mërkurën zëdhënësi ushtarak irakian, Yahya Rasool.
Ky zëdhënës i cilësoi sulmet si shkelje serioze e misionit dhe mandatit të koalicionit të forcave ndërkombëtare, raporton agjencia “Reuters”.
Shtetet e Bashkuara të martën kryen një sulm në Irak. Zyrtarët amerikanë thanë se sulmi u krye në vetëmbrojtje.
Zyrtarët shtuan se në shënjestër të sulmit ishin militantë për të cilët ShBA-ja vlerësonte se po synonin që të nisnin dronë dhe përbënin rrezik ndaj Shteteve të Bashkuara dhe forcave të koalicionit. Sidoqoftë, zyrtarët nuk komentuan për ndonjë pasojë në njerëz.
“Ky veprim e nënvizon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sigurisë së personelit tonë” – tha njëri prej zyrtarëve.