Suharekë: Ishte duke punuar në ndërtim, punëtori rrëzohet dhe pëson lëndime të rënda në kokë
Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e rrëzimit gjatë kohës që po punonte në ndërtim.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Njoftimi:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Suharekë / 16.03.2025 – 18:40. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim. Sipas mjekëve viktima ka lëndime të rënda në kokë dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit dhe inspektorati i punës. Rasti në hetime.