Suedia në NATO, ambasadori suedez: Faleminderit që festuat ditën tonë historike - NACIONALE

Suedia në NATO, ambasadori suedez: Faleminderit që festuat ditën tonë historike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund, ka falënderuar Kosovën dhe institucionet e saj, për urimet dhe festën me rastin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

“Zonja presidente, kënaqësia ishte e gjitha e imja. Faleminderit që festuat ditën historike të Suedisë me mua dhe kolegët e mi në ambasadën suedeze”, shkruan ambasadori suedez.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dje ka vizituar ambasadën suedeze në Kosovë me rastin e anëtarësimit të Suedisë në NATO ku ngrenë dolli me ambasadorin suedez.

Osmani tha se ky hap e forcon jo vetëm sigurinë e Suedisë, por edhe atë evropiane.

Kryeministri Albin Kurti në urimin e tij, veç tjerash i ka kërkuar Suedisë ‘trupa për ruajtjen e kufirit me Serbinë’.

Lajme të ngjashme