Studentët në Kosovë paguajnë më së liri në rajonin për qëndrimin e tyre në konvikte - NACIONALE

Studentët në Kosovë paguajnë më së liri në rajonin për qëndrimin e tyre në konvikte

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Studentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilët vijnë nga qytetet e ndryshime mund të vendosen në konvikte për banim.

Mirëpo jeta në konvikte nuk është edhe shumë e shtrenjtë, pasi që Deutsche Welle ka mbledhur të dhëna nga kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor për tarifat mujore të studentëve.

Sipas këtyre të dhënave, studentët në Prishtinë paguajnë më së liri, që pagesa e tyre është 20 euro.

Në Tiranë tarifa mujore për konvikte është 48 euro, në Shkup 59 euro e në Podgoricë 45 euro.

Tarifa më të larta konsiderohen ato në Beograd dhe Sarajevë. Të jetosh për një muaj në konvikt në Beograd kushton 110 euro, derisa në Sarajevë 109 euro.

Lajme të ngjashme