“Strategji kombëtare me politika afatgjate”, Kamberi tregon 5 kërkesat për Kosovën dhe Shqipërinë - NACIONALE

“Strategji kombëtare me politika afatgjate”, Kamberi tregon 5 kërkesat për Kosovën dhe Shqipërinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka treguar kërkesat që shqiptarët e Luginës kanë për Qeverinë e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Ai ka bërë me dije se të dy qeveritë shqiptare duhet të koordinohen në pesë fusha për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Në një interviste për “Kohen”, Kamberi ka thënë se puna e parë që Kosova dhe Shqipëria duhet të bëjnë është krijimi i një strategjie kombëtare për Luginën e Preshevës me politika afatgjata.

“Pesë kërkesat për Tiranën dhe Prishtinën do të ishin këto. Së pari: Strategji kombëtare për Luginën e Preshevës me politika afatgjata. Së dyti: Përfaqësim diplomatik të çështjes sonë në forume ndërkombëtare. Së treti: Mbështetje për arsimin dhe mediat shqipe në Luginë. Së katërti: Fonde për zhvillim ekonomik dhe mbështetje për diasporën. Së pesti: Koordinim të përhershëm institucional midis qeverive të Kosovës, Shqipërisë dhe përfaqësuesve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka thënë Kamberi.

Lajme të ngjashme