Stoltenberg: Raketa në Poloni, me gjasë e Ukrainës, por nuk është faji i saj - NACIONALE

Stoltenberg: Raketa në Poloni, me gjasë e Ukrainës, por nuk është faji i saj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se një analizë fillestare lë të kuptohet se incidenti mund të jetë shkaktuar nga një raketë ukrainase e mbrojtjes ajrore, e hedhur për ta mbrojtur territorin ukrainas nga sulmet ruse me raketa.

Ai shtoi: “Më lejoni që të jem i qartë, ky nuk është faji i Ukrainës. Rusia e bart përgjegjësinë përfundimtare përderisa e vazhdon luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainës.”

Sekretari i NATO-s shtoi se nuk ka shenja që raketa ishte rezultat i një sulmi të qëllimshëm ose që Rusia është duke përgatitur ofensivë ushtarake kundër aleancës.

Lajme të ngjashme