Stoltenberg pas shpërthimit: NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë Turqinë - NACIONALE

Stoltenberg pas shpërthimit: NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë Turqinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pas sulmit të ndodhur në Stamboll të Turqisë.

Stoltenberg përmes një postimi në Tswitter, ka thënë se NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë Turqinë.

Pamje tronditëse nga Stambolli. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella shkojnë për të gjithë ata që janë prekur dhe për popullin turk. NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë Turqinë”, ka shkruar ai.

Siç raportojnë mediat, dyshohet për një sulm kamikaz. Një gazetar i Al Jazeera me bazë në Stamboll tha se "ka dyshime të forta se shpërthimi është shkaktuar nga një kamikaz", duke shtuar se "ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar".

Ai thekson se shpërthimi ka tronditur qytetarët e Stambollit duke pasur parasysh se kohët e fundit nuk ka pasur asnjë paralajmërim për një sulm të mundshëm në qytet. Por masat e sigurisë në qytet ishin në nivel të lartë, tha ai.

Lajme të ngjashme