Stërvitjet ushtarake serbe matanë kufirit, KFOR nuk i llogaritë si kërcënim për sigurinë: “Aktivitet rutinë” - NACIONALE

Stërvitjet ushtarake serbe matanë kufirit, KFOR nuk i llogaritë si kërcënim për sigurinë: “Aktivitet rutinë”

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, i ka cilësuar ushtrimet ushtarake të Serbisë pranë kufirit si provokim dhe “shfaqje të rrezikshme të agresionit”.

Ai deklaroi se “këto provokime… përbëjnë shfaqje të rrezikshme të agresionit”, duke iu referuar aktivitetit pranë Karaçevës.

Nga ana tjetër, KFOR ka dhënë një vlerësim më të qetë të situatës për Gazetën Express.

“Mund të konfirmojmë se… ky është një aktivitet rutinë… dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë ose stabilitetin në rajon”, tha një zëdhënës i KFOR-it.

Sipas KFOr-it, ushtrimi është zhvilluar në territorin e Serbisë dhe ishte i paralajmëruar paraprakisht.

KFOR shtoi se “vazhdon të monitorojë nga afër situatën” dhe mbetet i përkushtuar për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.

Lajme të ngjashme