Statovci e listës Vjosa: Kica-Xhelili na dha disa sinjale, nuk u përmend largimi nga grupi i LVV-së - NACIONALE

Statovci e listës Vjosa: Kica-Xhelili na dha disa sinjale, nuk u përmend largimi nga grupi i LVV-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e listës ‘Guxo’, Jeta Statovci, e ka quajtur të befasishëm, kalimin e Doarsa Kica – Xhelilit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Statovci në T7, ka thënë se Kica – Xhelili nuk e kishte përmendur se do ta ndërrojë grupin parlamentar, por kishte dhënë sinjale për vetreflektim.

“Në asnjë komunikim, as në GP të VV-së, e as në grupe më të vogla nuk është shprehur ndonjë pakënaqësi. Ka dhënë disa sinjale për vetreflektim politik, mirëpo çështja e ndërrimit të grupit parlamentar nuk është përmendur asnjëherë”, tha ajo.

Statovci ka thënë se Kica-Xhelili ishte e mirëpritur në parti.

Ndërkaq, deputetja e zyrtarizoi kalimin e saj në LDK gjatë javës së kaluar. Pakënaqësitë e saj me partitë në pushtet, kryesisht, lidheshin me punën për reformat në drejtësi.

Lajme të ngjashme