Stano e thellon kritikën: Nëse ti dëshiron ta ndihmosh dikë e ai s’do të jetë i ndihmuar, çfarë mund të bësh - NACIONALE

Stano e thellon kritikën: Nëse ti dëshiron ta ndihmosh dikë e ai s’do të jetë i ndihmuar, çfarë mund të bësh

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Peter Stano, zëdhënës për politikë të jashtme dhe sigurisë në BE, është deklaruar sërish në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë për medie, ai ka sqaruar se Josep Borrell, shef i diplomacisë së BE-së, ka theksuar se raundi i djeshëm i bisedimeve nuk solli rezultate.

Në fjalitë pasuese, Stano duket se e kritikon kryeministrin Albin Kurti, teksa thotë se ai që nuk do të jetë i ndihmuar, atëherë çfarë mund të bësh. Duke u nisur nga fakti që Kurti e refuzoi dje propozimin e BE-së, atëherë lë të nënkuptohet se ai që nuk dëshiron të jetë i ndihmuar në këtë rast është Kurti.

“Borrell nuk ka thënë që dialogu ka dështuar, por se rundi i djeshëm i dialogut nuk solli rezultate sepse palët dështuan që të pajtohen dhe ky është një skenar që po e kemi sërish e sërish së fundi. Ky është një zhvillim i rëndësishëm që të shohim palët që nuk janë në gjendje të tejkalojnë diferencat e tyre. Nëse ti dëshiron që të ndihmosh dikë dhe ai nuk do që të jetë i ndihmuar, atëherë çfarë mund të bësh.” – deklaroi Stano, transmeton Express.

Lajme të ngjashme