"S'shoh tjetër rrugëdalje tjetër", analisti Hoxha parashikon se kur mund të mbahen zgjedhjet e ardhshme
Analisti Yll Hoxha ka parashikuar se zgjedhjet e ardhshme nacionale në Kosovë mund të zhvillohen shumë më herët se sa pritej, duke shtuar se kjo mund të ndodhë gjatë sezonit të pranverës.
Hoxha theksoi se nëse nuk mbahen zgjedhjet, Qeveria e Kosovës do të jetë nën një presion të shtuar.
“Parashoh që zgjedhjet mund të ndodhin më shpejt se në vjeshtë, mund të ndodhin gjatë pranverës sepse nuk shoh që ka rrugëdalje tjetër”, tha ai në "Debat Plus".