"S'po përgjigjesh në thirrje": Ish-aktivisti i VV-së tregon vendimin e nënshkruar nga Kurti për përjashtimin e tij
Ish aktivisti i Vetëvendosjes, Arbër Ahmeti, ka ripublikuar një vendim të datës 12 shkurt 2020 nga kjo parti politike për “përjashtimin e tij”.
Ky vendim ishte marrë për katër arsye të përçudshme, e që mund të cilësohen edhe si të dyshimta.
E para flet për “mospunë, mosdisiplinë dhe mospërgjigje në thirrjet e partisë për aktivitete”. E dyta është “veprimtari agjitative kundër partisë”. E treta për “krijim të rrjetit paralel brenda partisë”. Dhe e katërta, për “dyshim për lidhje me shërbime sekrete informative”.
Pra, tri arsyet e para janë konstatime, ndërsa vetëm e fundit nis me fjalën “dyshim”.
Ahmeti është tallur me vendimin e para dymbëdhjetë viteve, duke shkruar “A ka dikush që punon mirë me xham dhe korniza se po më duhet për këtë me e vendos mbi oxhak?”

Vendimi në fjalë ishte nënshkruar nga Albin Kurti, Liburn Aliu dhe Dardan Molliqaj.
Për fat të keq, ky vendim nuk bazohej në ndonjë pikë të statutit të partisë.