Spitali i Pejës njofton për një aksident të rënd trafiku: Mbrëmë janë pranuar nëntë persona me lëndime - NACIONALE

Spitali i Pejës njofton për një aksident të rënd trafiku: Mbrëmë janë pranuar nëntë persona me lëndime

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar për një aksident të rënd trafiku që ka ndodhur në këtë rajon.

Përmes një njoftimi për media, spitali ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:00 janë pranuar nëntë persona me lëndime të marra nga një aksident trafiku.

Spitali ka treguar për gjendjen e pacienteve.

“Mbrëmë, rreth orës 23:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar nëntë persona me lëndime të marra nga një aksident trafiku. Pas ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor: Dy pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Dy pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Pesë pacientë, pas trajtimit, janë liruar për në shtëpi. Ekipet mjekësore të spitalit kanë ofruar menjëherë ndihmën e nevojshme dhe trajtimin profesional për të gjithë të lënduarit”, është thënë në njoftimin e spitalit.

Lajme të ngjashme